English

Zbulohet shkaku i sterilitetit te femrat obese

SHBA, 9 Shtator, NOA - Shpesh obesiteti dhe infertiliteti te femrat shkojnë bashkë. Një grup mjekësh ka shpjeguar këtë marrëdhënie. Studimi i përket një kërkimi në Johns Hopkins University drejtuar nga Andrew Wolfe. Shkencëtarët kanë treguar se te femrat obese qelizat hipofize janë të ndjeshme ndaj insulinës.

Për këtë arsye, pesha e tepërt shkakton përfundimisht një seri të mosfunksioneve hormonale, që bllokojnë funksionimin e ovarias dhe dëmtojnë pjellshmërinë.

Sipas studiuesve amerikanë, ky hulumtim mund të hapë një rrugë të re për të luftuar sindromën e policistikas, një nga shkaqet kryesore të infertilitetit në mesin e femrave obese.

a.e./NOA

KOMENTE