Maldive, 9 shtator, NOA /Nga Beqir Sina - Ministri i Jashtëm i Maldiveve, Ahmed Shaheed, në një intervistë ekskluzive për agjencinë e lajmeve INA, shpjegon arsyet që e kanë shtyrë shtetin që i takon ai, të njohë pavarësinë e Kosovës.
Ai thotë rezoluta serbe para Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), nuk do të kalojë.
Zoti Ministër, çfarë dinit ju për Kosovën më parë se ajo të shpallte pavarësinë, dhe pse e njohën Maldivet Kosovën?
Pas vitit 1990, të gjithë e dimë se si ish republikat jugosllave u shkëputën një e nga një dhe fituan pavarësinë! Pamë se si u zhvilluan ngjarjet në rajon gjatë asaj periudhe. Luftërat, atje sollën vëmendjen e gjithë botës. Kosova në vitin 1999 - kaloi në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.
Maldivet e ndoqën me vëmendje të veçantë gjendjen atje. Unë vetë gjithashtu, kam studiuar situatën në lidhje me ndarjen e ish-Jugosllavisë. Dhe ne si vend kemi njohur argumentin sepse Kosova është duke e bërë ndarjen, ashtu si dhe ish-republikat e tjera ish Jugosllave. Kështu që ne kemi menduar për perspektivë më të mirë, sidomos me atë të drejtave të njeriut, që ishte e vetmja zgjidhje, për ndarje dhe Kosovën e pavarur. Ne kemi një simpati të veçantë për popullin e Kosovës, sidomos me situatën që kaluan ata dhe mendoj se shpresa më e mirë për paqe në rajon ishte që të gjithë ne komuniteti ndërkombëtar, pra përfshirë edhe Maldivet, të kemi Kosovën si një shtet i pavarur.
Mirëpo sa është e njohur Kosova në shtetet për rreth jush?
Ne jemi një shtet e vogël në Oqeani, që kemi fituar pavarësinë nga Anglia më 26 korrik 1965 . Pra nuk jemi ndonjë vend për të bërë politika të mëdha. Mirëpo kjo nuk do të thotë se nuk kemi ndonjë rol. Unë si ministër i jashtëm kam biseduar me vendet për rreth nesh, vitin e kaluar, për të parë se ku qëndruan ata në lidhje me mbështetjen për njohjen e Kosovës.
Gjatë takimeve me kolegët e vendeve fqinjë, ata thanë se janë në pritje për të dëgjuar edhe vendimin nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, për të vendosur se çfarë qëndrimi do të mbajnë lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kështu që unë mendoj se pas vendimit nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, më shumë vende do ta njohin Kosovën si shtet i pavarur.
Pastaj ka edhe disa vende që shikojnë me vëmendje standardet ndërkombëtare të Kosovës, që ajo të bëhet më e fortë dhe të shkojë përpara. Në lidhje me vota në Kombet e Bashkuara javën e ardhshme unë jam shumë i bindur se shumica e vendeve fqinje, do të favorizojnë pozicionin e Kosovës që ndoshta asnjë veprim i tyre nuk mund të merren në favor të rezolutës së Serbisë. Pra, nuk mund të ketë atë që quhet një mocion veprimi për projekt- rezolutën serbe. Kështu që unë mendoj se rezultati do të jetë i favorshëm për Kosovën, edhe nga vendet fqinje.
Po lidhur me njohjet?
Ju e dini se çdo vend atje ka vendimet e veta dhe shumë prej tyre duhet të shikojnë në vetë rrethanat atje. Disa vende janë sigurisht më të kujdesshëm dhe unë mund të parashikojë se disa vende të tjera në rajon e Oqeanisë, janë duke lëvizur drejt njohjes së Kosovës, pas vendimi të Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Zoti Ministër Ju keni disa ditë që po qëndroni në Nju Jork, si e shihni takimin në Asamblenë e Përgjithshme me paraqitjen e projekt rezolutës së Serbisë në 9 shtator?
Takimi i 9 shtatorit e thashë edhe më parë se do të jetë shumë pozitivë për Kosovën. Kjo është pasqyruar me sa kam ndjekur unë edhe në takimet e fundit, për sa i përket politikës së jashtme të Kosovës. Shumë vende që e shinin me skepticizëm dhe "nguronin", tash duket se janë më të lira për të gjykuar dhe vendosur në 9 shtator. Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i ka dhënë më shumë legjitimitet shpalljes së Pavarësisë dhe i ka ndihmuar shumë të gjitha ato vende, që e kanë mirëpritur vendimin e GjND.
Vendim ky siç dihet e mbështeti plotësisht pavarësinë legjitime të Kosovës. Në këtë këndvështrim, ka shumë optimizëm se takimi i 9 shtatorit do të jetë edhe më pozitivë sesa ai i vendimit të GjND-së. Sepse, qasja e shumë vendeve tash pas GjND ka ndryshuar, dhe pothuajse njëqind për qind. Vendimi i ka dhënë legjitimitet në kuptimin e plotë të kësaj fjalë në të gjitha gjuhët e botës, pas numri i vendeve që e mbështesin pavarësinë e Kosovës, tash është shumë më i madh nga ai çka ishte më parë se të merrej ky vendim.
Pas nëntë shtatorit besojë se Kosova do të ketë njohje të reja të rëndësishme, çka do të ndihmojnë për të ardhmen e saj në pozitën ndërkombëtare.
NOA-INA