Tiranë, 9 shtator, NOA – Një telefonatë e mbërritur mëngjesin e sotëm në sallën operative të Policisë së Tiranës, konfirmoi se një fëmijë ishte mbajtur peng pranë xhamisë së Prushit.
Menjëherë, një grup hetimor u nis drejt vengjarjes, ku edhe ka konfirmuar se nuk kishte asgjë të vërtetë dhe se fëmija ndodhej në një familje, me rastin e festës së Bajramit.
Bëhet me dije për agjencinë e Lajmeve NOA, nga burimet policore, se tashmë fëmija gjendet në duar të sigurta.
Siç mësohet në fakt, fëmija ishte futur në familje për të marrë ëmbëlsira me rastin e ditës së Bajramit.
n.e/NOA