English

Anketa, amerikanët: Obama, një komandant i mirë

Uashington, 9 shtator, NOA – Më shumë se një ekonomist që di të trajtojë si duhet dhe t’u japë dum çështjene ekonomike, presidenti amerikan Barak Obama, paraqitet si një kryekomandant i Forcave të Armatosura.

Kështu bën me dije të paktën një anketë e re e opinionit publik amerikan, i cili bazuar në vlerësimet e qytetarëve amerikanë, tregoi se si ata e mbështesin më shumë punën e presidentit Barak Obama në aspektin ushtarak, pra të drejtimit të strategjive luftarake të SHBA-ve, sesa në aspektin ekonomik.

Për ta, sipas mediave amerikane, lë për të dëshiruar drejtimi i Obamës në aspektin ekonomik të vendit, konkretisht mënyra sesi e ka trajtuar çështjen e ekonomisë në këtë kohë krize që ka përgshirë SHBA-të, se në lidhje përshembull, me mënyrën sesi e ka trajtuar luftën në Afganistan.

Konkretisht, 50% e të anketuarve kanë një mendim pozitiv për funksionin e tij si komandant i ushtrisë amerikane, ndërsa 56% nuk e mbështesin në trajtimin e çështjeve ekonomike.

n.e/NOA

KOMENTE