Itali, 10 Shtator, NOA- Arrin “dysheku i dashurisë”, krijimi me i fundit në Itali dedikuar seksit. Autori i shpikjes në fjalë Pali Tonelli ka deklaruar se ky dyshek do ta bëjë lidhjen e çiftit më të përsosur. Dysheku është i pajisur me forma të përshtatshme për ta bërë jetën seksuale më komode dhe më të pëlqyer.
Tonelli i kënaqur me shpikjen thotë: “Dysheku është i përbërë nga tre doreza në pjesën ku vendoset koka. Gruaja gjatë aktit mund të kapet në një nga këto doreza që janë integruar në dyshekun vetë Pastaj ka një bllok që vjen duke u hequr kur ju bëni dashuri, duke formuar një gropë. E pra, është dyshek i veçantë, i bërë në një mënyrë të shkëlqyer”.
Dysheku është prodhuar nga Sogniflex, i cili merret gjithashtu dhe me gjetjen e klientelës.Sipas kërkesës, dysheku është në dispozicion edhe në madhësi të ndryshme (të mëdha dhe të vogla) dhe madje edhe për furnizime nëpër hotele.
Deri tani janë shitur pesëmbëdhjetë modele për shifrën e 1.500 eurove.
a.e./NOA