English

Fitër Bajrami, PDU: Dita e shpërblimit për sakrificat e besimtarëve gjatë muajit të Ramazanit

Tiranë, 9 shtator, NOA - Partia Drejtësi dhe Unitet uron të gjithë besimtarët muslimanë për festën e Fitër-Bajramit.

“Kjo ditë është dita e mirësisë dhe e shpërblimit për të gjithë besimtarët, të cilët kanë sakrifikuar gjatë Muajit të Madhërishëm të Ramazanit”, shprehet në mesazhin e urimit, kreu i kësaj partie, Shpëtim Idrizi.

“Zoti jua pranoftë agjërimin tuaj”, vijon më tej mesazhi i urimit të partisë që mbron të drejtat e çamëve të deportuar dhunshëm në vitet e luftës së dytë botërore nga tokat e tyre, duke nënvizuar se “Partia Drejtësi dhe Unitet dëshiron të urojë të gjithë besimtarët muslimanë, por edhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen për më shumë paqe, mirësi dhe dashuri, simbole këto, të ditëve të shenjta”.

“Për shumë vjet Fitër-Bajramin”, përmbyllet kështu mesazhi i Partisë për Drejtësi dhe Unitet.

mit/NOA
KOMENTE