English

Interpoli: Djegia e Kuranit, do nxisë sulmet terroriste

Uashington, 9 shtator, NOA - Agjencia ndërkombëtare policore, Interpol, paralajmëroi sot qeveritë në botë se rreziku i sulmeve terroriste do të rritet, në qoftë se vërtet do të realizohet ajo çka ka paralajmëruar një pastor amerikan mbi djegien e Kuranit ditën e 11 shtatorit.

Sipas ekspertëve të Interpolit, djegia e librit të shenjtë të Islamit, do të provokojë sulme të reja terroriste në botë, ndaj duhet shmangur me çdo kusht.

Ka qenë Terry Jones, kreu i një kishe protestante në Florida, i cili ka njoftuar planet për të djegur librin e shenjtë të Kuranit në përvjetorin e nëntë të sulmeve të 11 shtatorit në Nju Jork.

"Në qoftë se qëllimi i djegies së Kuranit nga një pastor të SHBA do të përfundojë siç është planifikuar, ka shanse të forta që të pasojë me sulme të dhunshme kundër njerëzve të pafajshëm", tha Interpoli tha në një deklaratë të lëshuar sot lidhur me një fakt të tillë.

Në përgjigje kjo edhe të një deklarate të ministrit të Brendshëm të Pakistanit, Rehman Malik, i cili i ka kërkuar Interpolit të paralajmërojë Shtetet e Bashkuara që të mos e lejojë këtë fakt pasi do përballet me "kërcënim terrorist në rritje" në qoftë se Kurani do të digjet më 11 shtator.

n.e/NOA

KOMENTE