English

Jeni alergjikë? Gjithë faji është i ndotjes

Vjenë, 10 Shtator NOA- Sipas një studimi nga Universiteti i Vjenës është ndotja që favorizon kollitjen, teshtitjen etj. Midis smogut dhe poleneve në ajër, në fakt, krijohet një bashkëveprim, i cili bëhet shkak për lirimin e alergjenëve në ajër. Ndër të tjera, e reja qëndron në faktin që ndotja jo vetëm do të rriste rrezikun e polenit, por vetë bimësia do të jetë subjekt i ndryshimeve të shkaktuara nga ozoni.

Eksperimenti i koordinuar nga Rudolf Valenta, ka përfshirë mbjelljen dhe kultivimin thekrës në dy procedura të ndryshme.

Një nga këto ishte e ekspozuar drejtpërdrejt në përqendrime të larta të ozonit, ndërsa pjesa tjetër në nivele të ulëta të tij. Pas lulëzimit, shkencëtarët kanë evidentuar se bimët e rritura në kushtet e faktorëve atmosferikë agresivë kishin të pranishëm sasi më të mëdha të alergjenëve mbi polenet e tyre.

Më vonë u analizua edhe reaksioni alergjik i drejtpërdrejtë te disa pacientë në kontakt me këto bimë "të inkriminuara". Sipas studiuesit kjo tregon se smogu ndikon negativisht në jetën tonë të përditshme në shumë mënyra, edhe në forma jo direkt të dukshme.

Në botë janë me miliona njerëz të prekur nga alergjitë, gjysma e të cilëve vuajnë nga astma, një sëmundje e rritur në mënyrë eksponenciale gjatë 20 viteve të fundit.

a.e./NOA

KOMENTE