English

Largohet nga shtëpia me 3 vajzat, gjendet e kërkuara 31-vjeçare

Laç, 9 Shtator, NOA – Largimi nga shtëpiai një gruaje 31-vjeçare, duke marrë me vete edhe tre vajzat e saj, kishte shkaktuar një tension të madh në fshatin Bukaq të Kavajës ditët e fundit.

Por gjetja e tyre nga forcat e policisë së Laçit, të cilët i kishin shpallur në kërkim, ka përbërë një lajm të mirë për familjarët dhe të afërmit e tyre.

Ngjarja konfirmohet posaçërisht për agjencinë e Lajmeve NOA, duke bërë me dije se gruaja e gjetur mban emrin Violeta Bekshiu dhe është banore e fshatit Bukaq të Kavajës.

Ndërsa tre fëmijët që ajo kishte me vete gjatë momenteve të largimit nga shtëpia, mësohet se janë përkatësisht vajzat me inicialet V.B, 12-vjeç; J.B, 9-vjeç dhe N.B, 6 vjeç.

Të katër këta persona bëhet me dije se kanë qenë të shpallura në kërkim nga komisariati i policisë së Kavajës, si të larguara nga banesa e tyre, ndërsa tashmë iu janë dorëzuar strukturave policore.

n.e/NOA

KOMENTE