English

Nëna e një këngëtareje: Lady Gaga kopjoi vajzën time!

Londër, 9 shtator, NOA – Ndërsa ka bashkëpunuar me vajzën e saj këngëtare, i ka vjedhur stilin e çmendur të performimit.

Kjo është akuza që ka ngritur ndaj këngëtares me famë botërore, Lady Gaga, nëna e këngëtares tashmë të vdekur, Lina Morgana.

Kjo e fundit mësohet se ka bashkëpunuar në vitin 2007 me Lady Gagan dhe pas vetëvrasjes, nëna e saj e ka denoncuar duke pohuar se pikërisht ajo, e madhja Lady Gaga nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka transformuar idetë që i ka dhënë vajza e saj sa ishte gjallë dhe punonin të dyja në fushën e muzikës.

Morgana ka vrarë veten në muajin tetor të vitit 2008, ndërsa u hodh nga një ndërtesë, ndërsa tani nëna e saj që kërkon nga Gaga mirënjohje për imazhin e dhënë nga vajza e saj. “

Unë po e bëj këtë që ta mbaj shpirtin e saj të gjallë. Lady Gaga po e mban shpirtin e Linas dhe unë dua që shpirti i saj të jetë i lirë. Çdo fjalë që flet ajo, është e Linas. Gaga flet për një jetë të zezë dhe tragjike, por ajo ka pasur gjithçka që ka dashur në këtë botë. Ajo shkoi në të njëjtën shkollë me Nicky Hilton, prindërit e saj ishin të pasur. Por, Lina pati jetë të vështirë dhe shpesh ka folur për jetën e saj tragjike”, tha nëna Yana.

n.e/NOA

KOMENTE