English

Një janar me Kaka dhe Forlan për Interin

Milano, 9 shtator NOA - Diego Forlan dhe Kaka do të ishin dy blerjet që do të kthenin muajin janar në të paharrueshëm për skuadrën e Inerit për vitin 2011. me sa duket një vendim i tillë po mendohet nga drejtuesit zikaltër dhe kjo pasi në sezonin veror të merkatos ata mbetën pa kryer asnjë blerje.

Kështu për sa i përket sulmuesit uruguaian, ka qenë vetë agjenti i lojtarit që ka pranuar një interesim të Interit ku ka shtuar se dhe nga ana e vetë Forlan qëndron dëshira për tu transferuar në radhët e Interit.

Ndërsa për sa i përket Kakasë, thuhet se Morati po mendon një huazim në muajin janar për brazilianin. Vetë presidenti zikaltër ka deklaruar se kjo do të ishte një ide shumë e mirë dhe do të përforconte në mënyrë evidente ekipin e drejtuar nga spanjolli, Bentiez.

r.b/NOA

KOMENTE