English

Parashikimi i motit nga NOA-MeteoAlb, dita nis me shira

Tiranë, 9 shtator, NOA - Dita e premte, 10 shtator 2010, do të dominohet nga vranësira dhe shira në të gjithë territorin e vendit por shira më të dendur do të ketë në zonat malore. Edhe mesdita do të mbetet me vranësira dhe shira, por intensiteti i tyre do të jetë më i dobët në zonat e ulëta dhe ato bregdetare.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Pjesa e dyte e dites do te shtoje vranesirat dhe shirat ne veri dhe verilindje te vendit ndersa pjesa tjeter e territorit do te jete me shira te dobet e lokale. Ne te njejtat kushte te vranesirave dhe shirave te dobet do te mbetemi gjate nates dhe deri mengjesin pasardhes.

Temperaturat e ajrit do te rriten lehte ne mengjes ndersa mesdita do te sjelle nje renie te ndjeshme te tyre ne te gjithe vendin. Era do të fryjë e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 28km/h dhe drejtim Jugperendimor kjo do te beje qe deti te kete dallgezim 2 balle.

Europa

Europa juglindore do te perfshihet neser nga vranesira dhe shira me intensitet te larte. Me problematike situata do te jete ne gadishullin e ballkanit si edhe ne zonen e Alpeve ku shirat do te shoqerohen me stuhi te forta ere dhe shkarkesa me rrufe. Po ashtu, me vranesira dhe shira do te jene ishujt Britanike dhe nje pjese e qendres se kontinentit por intensiteti i tyre do te jete me i ulet. Ndersa pjesa tjeter e kontinentit europian do te dominohet nga kthjellime dhe vranesira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë

Zona e Alpeve do te mbetet me shira te konsiderueshem dhe rrufe;

Ballkani verior alarmon per ere te forte dhe shira te dendur.

Ishujt Britanike rrezikohen nga era e forte dhe shkarkesa me rrufe.

n.e/NOA

KOMENTE