Bruksel, 9 shtator, NOA – Dëbimi i romëve prej Francës është kritikuar si akt negativ nga ana e Parlamentit Evropian, duke miratuar një rezolutë ku kritikohet madje edhe reagimi i Komisionit Evropian ndaj një sjellje të tillë të ndërmarrë nga presidenti Nikolas Sarkozi.
Konkretisht, me anë të kësaj rezolute, Parlamenti Evropian e dënon këtë veprim dhe i bën thirrje qeverisë franceze që të ndalet.
Ndë të tjera, PE i bën thirrje Komisionit Evropian që të hetojë, nëse Franca ka shkelur ligjin evropian për lirinë e lëvizjes dhe diskriminimin racor.
Para disa javësh, presidenti francez, Nikolas Sarkozi, ka dalë publikisht kundër kampeve të paligjshme të romëve, duke urdhëruar prishjen e tyre.
Ai dha një urdhër të posaçëm për heqjen e qindra kampeve të tilla dhe të nisnin menjëherë procesi i çmontimit të këtyre kampeve.
Urdhëri i pallatit Elize u dha si kundërpërgjigje ndaj sulmit që u bë ndaj një stacioni policie në qytetit Lugina Lërua, nga një grup romësh.
n.e/NOA