Tiranë, 9 Shtator, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Enjte, 9 Shtator 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.
Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.
Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme dëshminë e dhënë në prokurori nga Rrahman Selmanllari rryshfetin ndaj Tan Lepurit. Ato paraqesin edhe deklaratat e bëra dje nga kryeministri Berisha për pavarësinë e Shqipërisë, duke nderuar rolin e mbretit Zog. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i incidentit të kunatit të ministres Bregu, që akuzohet për rrahje të një personi. Sikundër paraqesin dhe detaje nga aksioni i ardhshëm opozitar.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “ Pronat, kunati i Bregut rreh qytetarin”, i cili citon faktin sesi kunati i ministres Bregu është përfshirë në një sherr për pronat, duke plagosur lehtë një person.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Selmanllari: I dhashë ryshfet Tan Leuprit, prokuroria: Do merret i pandehur”, është një artikull që citon dëshminë e Selmallrait para organit të akuzës.
“Berisha: Pavarësinë na e dha mbreti Zog” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë, referuar deklaratev të djeshme të kryeministrit në mbledhje qeverie.
Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Me kryebashkiakët/ Negociatat drejt fundit, Rama: Gati për protesta”, i cili tregon detaje nga aksioni i ardhshëm opozitar që po përgatit kryesocialisti Rama.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Bllokohet ligji për investimet e huaja, Majko: Penalizohen biznesmenët nga SHBA-ja”.
Ndërkaq, lidhur me dëshminë e Selmanllarit, në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Selmanllari noterizon dëshminë”.
Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Dëshmia: Ushtarët e Aldo Bares na vinin gjoba”.
“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “OKB: 15 terroristët në Shqipëri. Bin Laden nga trafiku i armëve, te hakmarrja fetare”, i cili tregon raportin më të fundit të Kombeve të Bashkuara për terrorizmin.
Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “I pandehuri: Ja pse nuk flas për vrasjen e nënës së Lul Cakës”.
“Deklaratat/ 4 kompanitë celulre kundër qeverisë për licencën 3G” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë, referuar deklaratave të bëra dje nga operatorët celularë në vend.
Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Selmanllari, sërish në prokurori”, i cili tregon dëshminë e dhënë në prokurori nga Rrahman Selmanllari rryshfetin ndaj Tan Lepurit për kompleksin e pallateve te Liqeni Artificial.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Kunati i ministres dhunon dëshmitarin”.
Ndërsa çështja e zgjedhjeve lokale mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Vlora thyen akullin, Kollozi rivalizon Gjikën për Bashkinë”.
“Rama tur në të gjithë vendin: Të përgatiten protestat” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “4 operatorët celularë: Jo monopolit 3G”, i cili i referohet deklaratës së bërë dje nga operatorët celularë kundër vendimit të qeverisë për një licencë të vetme 3G.
Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Berisha: 100-vjetori i pavarësisë të na gjejë me parlament dhe stadium të ri”.
Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Takimi me kryebashkiakët, Rama: Gati për protesta”.
Ndërsa në rubrikën “kronika” do të lexoni “Selmanllari: Tan Lepuri kërkoi 10 % të vlerës”.
n.e/NOA
n.e/NOA