English

Pastori në SHBA: Duhet të djegim Kuranin

SHBA, 9 shtator NOA - Pavarësisht nga apelet e diplomatëve, gjeneralëve dhe të krerëve fetar, një pastor baptist nga SHBA ka sfiduar të gjithë botën islamike, duke ftuar të gjithë amerikanët për të djegur në qendër të qytetit, Kuranin. Një veprim që sipas tij do të bëhet në nder të viktimave të 11 shtatorit. Iniciativa është kundërshtuar rreptësisht nga Al-Azhar, institucioni më i lartë në Kairo dhe në Lidhjen Arabe.

Vatikani: “Një gjest tepër i rëndë”. Diçka e tillë është dënuar dhe nga Shtëpia e Bardhë, të cilët janë shprehur të shqetësuar për pasojat që mund të ketë. Edhe pse janë të shumtë ata që kanë kundërshtuar këtë veprim të tijin (Observatori Roman, Komuniteti Islamik në Amerikë, komandanti i forcave ndërkombëtare në Afganistan, gjenerali David Petraeus, NATO, Anders Rasmussen), sërish At Terry Jones duket mjaft i vendosur t’i shkojë deri në fund qëllimit të tij.

“Për të nderuar vërtetë në një mënyrë katolike viktimat e atentatit të 11 shtatorit të vitit 2001, duhet të mblidhemi të gjithë në shesh për të djegur një kopje të Kurianit”, - ky është apeli i At Jones.

“E dimë mjaft mirë që Amerika nuk do të tolerojë më xhihadin e tyre. Nuk duam të ofendojmë asnjë person. Por ndihemi të ofenduar kur ata në qendër të qytetit të tyre djegin flamurin tonë dhe biblën. Përse mos të bëjmë dhe ne të njërën gjë?”, - këto ishin fjalët e tij për CNN.

r.b/NOA

KOMENTE