English

Sondazhi: Ministrat që duhet të zëvendësohen nëse bëhen ndryshime në kabinetin “Berisha”

Tiranë, 10 Shtator 2010 NOA – E vetmja ministre femër në kabinetin aktual qeverisës të kryeministrit Sali Berisha, është më e votuara për t’u zëvendësuar në qeveri në rast se do të bëheshin ndryshime këtë vjeshtë.

Një sondazh i Agjencisë Kombëtare të Lajmeve NOA që u realizua ditët e fundit në faqen zyrtare online, nxjerr më të votuarit për të lënë postin, ministren e Integrimit, Majlinda Bregu, atë të Ekonomisë, Dritan Prifti dhe, më pak të votuar, ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami dhe ate te Financave, Ridvan Bode.

Siç dihet, kohët e fundit, mazhoranca ka folur për ndryshime në Qeveri, ndaj pyetja e sondazhit të NOA, drejtuar lexuesve, ishte: “Kush janë ministrat që duhet të ikin?”.

Më poshtë gjeni rezultatet e plota të votimit në këtë sondazh:

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu 18.4 përqind

Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti 16.4 për qind

Ministri i Jashtëm, Ilir Meta 14.1 për qind

Ministri i Turizmit, Ferdinand Xhaferaj 12.2 për qind

Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu 9.7 për qind

Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj 6.8 për qind

Ministri i Transporteve Sokol Olldashi 5.4 për qind

Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili 5.4 për qind

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha 5.1 për qind

Ministri i Bujqësisë Genc Ruli 2.9 për qind

Ministri i Financave Ridvan Bode 2.4 për qind

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, 0.8 për qind

e.r/NOA

Shënim: Të dhënat e publikuara janë rezultate të votimit online në faqen zyrtare të NOA. Pjesëmarrësit në sondazh kanë pasur të drejtën e një vote të vetme. NOA nuk merr përsipër të pozicionohet në rezultatet e sondazhit, ato përfaqësojnë thjesht dhe vetëm opinionin e shprehur nga lexuesit

KOMENTE