Uashington, 9 shtator, NOA – “Të droguar” me rrezatim. Kjo është prirja më e re që po kthehet në varësi për të rinjtë e vendeve të zhvilluara, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku 25 përqind e tyre frekuentojnë qendrat e solarëve.
Janë konkretisht rreth 30 milionë amerikanë, 10 përqind e popullsisë në total që merr pjesë në seanca për marrjen e rrezeve diellore gjatë vitit.
E thënë ndryshe në shifra, çdo krevat i qendrave të solarit, është përdorur të paktën një milion herë poshtë llambave që rrezatojnë.
Ndërkaq, dermatologët dhe psikiatrit janë alarmuar, pasi ata zbuluan se shumica e të rinjve tashmë ka krijuar varësi nga ngjyra e bronxtë.
Gjithçka fillon me të përziera, të vjella, ethe dhe dhimbje.
Një varësi që manifestohet sfiduese është ajo e tumoreve, ku rreziku është 75% më i lartë për ata që rrinë dhe marrin solar, krahasuar me ata që nuk i frektuentojnë, apo edhe rrudhat e parakohshme, të cilat shfaqen shumë të dukshme te kjo kategori të rinjsh.
n.e/NOA