English

Topalli: Pas Bajramit, na pret festa e heqjes së vizave

Tiranë, 9 shtator, NOA – Duke uruar të gjithë besimtarët mysmimanë për festën e Fiter Bajramit, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka deklaruar se ajo mbërrin në një stinë të madhe për shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë.

Duke folur për median nga selia e Komunitetit Mysliman, kryeparlamentarja shqiptare u shpreh se i falënderon besimtarët për sakrificën, e cila sipas saj, është shprehje e fisnikërisë.

“Ky bajram vjen në një stinë të madhe për shqiptarët në Shqipëri e Kosovë. Pas kësaj feste, shqiptarët do të kenë festën e tyre të madhe për lëvizjen e lirë në Evropë. Jam e sigurt se për pak javë, pas kësaj feste ne do kemi festën më të madhe, heqjen e vizave”, tha Topalli.

Duke përfunduar se Bajrami në vetvete është shenjë e fisnikërisë dhe besnikërisë e se pikërisht, edhe heqja e vizave për shqiptarët ka ardhur pas një udhëtimi të gjatë

të sakrificave të mëdha të përkushtimit të qytetarit, Kuvendit e institucioneve.

n.e/NOA

KOMENTE