Australi, 10 Shtator, NOA- Arrin super-ananasi me 200% vitaminë C më shumë se ato të zakonshëm, jo OMGJ dhe me shumë shije. Ky është Giubileu, super-ananasi i krijuar nga një kërkim në Queensland Department of Innovation (Australi) drejtuar nga Garth Sanewski. Ekipi i Sanewski ka krijuar super-ananasin pa OMGJ, duke kryqëzuar pjalmin e dy ananaseve në nivel të lartë.
Krijuesi shpjegon: "Për të krijuar super-ananasin, nuk është pasur nevoja e modifikimit gjenetik. Është përdorur vetëm kryqëzimi midis dy varianteve më të mirë.
Rezultati është një produkt që i ofron përfitime konsumatorëve si: doza të larta të vitaminës C, 25 miligram të acidit askorbik (vitaminë mbretëreshë e antioksidantëve) për 100 mililitra lëng.
Për më tepër, shija është aq e mirë sa të krijon një lloj varësie pozitive".
Sipas Sanewski, "Nëse e provon super-ananasin nuk i kthehesh më ananaseve të zakonshem".
a.e./NOA