English

Berisha, me ambasadorin në ikje të OSBE, Bosh: Do vazhdosh të na ndihmosh

Tiranë, 10 Shtator 2010 NOA - Kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot një takim me ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch, me rastin e largimit, pas përfundimit të mandatit të tij, në krye të Prezencës së OSBE-së në Tiranë.

Zyra e shtypit të Berishës citoi se Ambasadori Bosch “falënderoi Kryeministrin për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe mbështetjen e vazhdueshme që qeveria shqiptare i ka dhënë atij personalisht dhe misionit të OSBE-së, në Shqipëri”.

“Ambasadori theksoi se largohet me përshtypjet më të mira nga Shqipëria, duke vlerësuar në veçanti, mikpritjen shqiptare dhe harmoninë ndërfetare në Shqipëri”, - thuhet në deklaratën që lëshoi kabineti qeveritar pas takimit.

Gjithnjë sipas komunikatës, “te ky takim u rikonfirmuan arritjet rëndësishme, në bashkëpunimin midis qeverisë shqiptare dhe OSBE, në realizmin e reformave të rëndësishme, si regjistri i gjendjes civile, bashkëpunim në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, forcimit të institucioneve dhe në veçanti në procesin zgjedhor që bën të mundur që Shqipëria të realizojë në vitin 2009 zgjedhjet më të mira të mbajtura në vend”.

Duke i uruar sukses të plotë, në detyrën e tij të re si ambasador i Mbretërisë së vendeve të ulëta në Kosovë, kryeministri Berisha shprehu bindjen se edhe në të ardhmen ambasadori Bosch, si mik i shqiptarëve do të vazhdojë të japë kontributin, në forcimin e marrëdhënieve miqësore mes të dy kombeve, - vijon komunikata e cila informon edhe se pas takimit, Berisha shtroi një drekë, për nder të ambasadorit, e cila kaloi në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore.

e.r/NOA

KOMENTE