English

Bogdani: Edvin Rama, ky Mr. 20% i mega-korrupsionit

Tiranë, 10 shtator, NOA – “Dokumenti i mega-korrupsionit të Mr. 20% ka tronditur thellësisht skemën e super-pasurimit të kryetarit “të pastrehë” të Tiranës”.

Kështu ka deklaruar sot në një konferencë për shtyp, deputeti demokrat Gerti Bogdani, sipas të cilit, “Edvin Kristaq Rama, Mr. 20% apo kapoja e bllokmenëve të rinj, refuzon çdo pyetje në lidhje me dokumentin dhe provën autentike të kontratës ku Lepuri i tij vë gjoba prej 20%, me vlerën 100 milion euro, vetëm në një rast”.

“Ai për të shtuar vlerën e 20% të fitimit të tij, realizoi projektin e kullave 30-katëshe tek Diga”, bëri me dije Bogdani.

Duke shtuar se për të shtuar vlerën e 20% të fitimit të tij, Rama ka parashikuar në këtë projekt rritjen e numrit deri në 4 mijë apartamente, apo mbi gjysëm milion m2 ndërtim, nga të cilat mbi 100 mijë m2 ndërtim vetëm për veten dhe Leprin e tij.

“Kjo kontratë e bërë publike kërkon përgjigje zoti Rama!”, përfundoi deklaratën e tij përfaqësuesi i selisë blu.

n.e/NOA

KOMENTE