Tiranë, 10 shtator, NOA – Debatet për projektligjin e investimeve të huaja kanë bërë që opozita të braktisë Komisionin e Ligjeve duke e cilësuar draftin e paraqitur nga ana e mazhorancës si anti-kushtetues.
Sipas deputetëve të opozitës në këtë komisionin ligji nuk respekton Kushtetutën e vendit dhe lë hapsira për korrupsion. Deputetët e PS-së kanë theksuar se një prej pikave më serioze dhe e papranueshme është neni që flet për shpronësimet në interes të subjekteve privatë.
Ndërsa deputetët e mazhorancës dhe kreu i komisionit Ilir Rusmali u shprehën se bëhet fjalë për një ligj që rregullon sektorin e investimeve të huaja duke i dhënë më shumë frymëmarrje.
a.k/NOA