Gabimi që kanë bërë autorët, ka qenë pikërisht shitja e gjërave të vjedhura. Kështu, një nga celularët e shitur, i është identifikuar vendndodhja në Shqipëri, nëpërmjet numrit kodik IMEI dhe pasi u gjet pronari i saj, doli se e kishte blerë tek dy të dyshuarit për 300 euro. Ishte pikërisht daja i një prej të dyshuarve që e kishte blerë celularin dhe e përdorte në Shqipëri
Athinë, 10 shtator 2010 NOA – Janë dy shqiptarë, autorët e një rrëmbimi me armë dhe grabitjeje të ndodhur në Greqi, ngjarje që pati për protagonist menaxherin e një këngëtareje të njohur helene.
Burime zyrtare nga policia greke bënë të ditur se dy shqiptarët janë Niko H. Dhe Arqile B., që të dy shtetas shqiptarë ke kombësi greke nga jugu i Shqipërisë.
Ata akuzohen për rrëmbimin dhe grabitjen me ramë, e krye në bashkëpunim të shtetasit grek, Meniu Fruthioti, ngjarje e ndodhur në Dhrosia, më 14 tetor 2009.
Fruthioti, menaxheri i këngëtares së njohur greke Xhulia Aleksandratu, u rrëmbye mbrëmjen e 14 tetorit në orën 21.45, nga dy persona të armatosur të cilët pasi e futën në shtëpi, e lidhën dhe e rrahën. Nëpërmjet dhunës arritën t’i rrëmbejnë 5 mijë euro, një orë Rolex me vlerë 12 mijë euro, një stilolaps “Cartier” me vlerë 3 mijë euro, një patentë shoferi dhe 20 aparatë telefonash celularë.
Nga hetimi doli se dy të rinjtë shqiptarë e kishin njohur menaxherin e këngëtares, në një klub nate. Vetë i dëmtuari tregoi se u njoh me dy djemtë shqiptarë ndërsa argëtohej në klubin e natës në Dhrosia, lokalitet i Nea Erithrea.
Për dy të rinjtë u nxorën fletë-arresti dhe njëri prej tyre, është paraqitur vetë sot në mëngjes në policinë e Nea Erithreas, duke deklaruar se ajo çka i vishej si akuzë dhe denoncimi i menaxherit të këngëtares ishin krejtësisht të pavërteta.
Por policia tha se pavarësisht refuzimit të të dyshuarit, provat që disponon e lidhin atë direkt me ngjarjen.
Gabimi që kanë bërë autorët, ka qenë pikërisht shitja e gjërave të vjedhura. Kështu, një nga celularët e shitur, i është identifikuar vendndodhja në Shqipëri, nëpërmjet numrit kodik IMEI dhe pasi u gjet pronari i saj, doli se e kishte blerë tek dy të dyshuarit për 300 euro. Ishte pikërisht daja i një prej të dyshuarve që e kishte blerë celularin dhe e përdorte në Shqipëri.
Celulari rezultoi se ishte një ndër 20 aparatët që i ishin vjedhur menaxherit të këngëtares Aleksandratu.
Policia tha se i dyshuari tashmë i ndaluar, do të dalë të Shtunën para gjykatës për vlerësim mase sigurie, ndërkohë që vazhdojnë kërkimet në bashkëpunim me policinë shqiptare për kapjen e të kërkuarit të dytë, që mendohet se gjendet në Shqipëri.
n.s/e.r/NOA