English

E kërcënonte me vdekje përmes telefonit, gruaja kallëzon të riun në polici

Durrës, 10 shtator, NOA – Pretendon të jetë kanosur me vdekje përmes telefonit në mënyrë të përsëritur nga një mashkull dhe prandaj është detyruar të rendë menjëherë në komisariatin e policisë për të kërkuar ndihmë.

Fjala është për një 44-vjeçare me inicialet D.Sh. nga qyteti i Durrësit, e cila ka kryer një kallëzim penal pranë forcave të policisë së këtij qyteti pasi është ndjerë e frikësuar nga një person që e kërcënonte vazhdimisht.

Ky i fundit mban inicialet N.M. dhe është 27-vjeç, i lindur në Kavajë dhe banues në qytetin e Durrësit.

Menjëherë ndaj tij ka filluar procedimi penal, për veprat penale të “Kanosjes” dhe “Kryerjes me keqdashje të thirrjeve telefonike”, të cilat iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE