English

Godet me biçak në sherr e sipër, shpallet në kërkim 20-vjeçari

Durrës, 10 shtator, NOA – Forcat e policisë së Durrësit kanë nisur një procedim penal ndaj një 20-vjeçari nga ky qytet, me inicialet M.V.

Siç ato bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA, procedimi ndaj të riut filloi pasi dje në mesditë, në mes të qytetit bregdetar, pas një konflikti të çastit, ai ka goditur me biçak në pjesë të ndryshme të trupit, 37-vjeçarin me inicialet K.I., banues në qytetin e Durrësit.

Bëhet me dije se i dëmtuari pasi mori ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Durrësit, u largua për në banesën e tij, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, nga ana e policisë po punohet për kapjen e të riut dhe materialet për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje” iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE