Romë, 10 shtator, NOA - Italia ka përshëndetur sot miratimin e Rezolutës për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke theksuar se tashmë është shumë e rëndësishme që Bashkimi Evropian, ta vazhdoj dërgimin e sinjaleve pozitive për Serbinë dhe Kosovën, me qëllim të përparimit konkret në rrugën e integrimeve.
Në një qëndrim zyrtar Ministria e jashtme e Italisë, e cilësoi miratimin e rezolutës, që ishte e harmonizuar nga Serbia dhe Bashkimi Evropian, dhe për të cilën është angazhuar personalisht edhe ministri i jashtëm, Franko Fratini, si një hap i rëndësishëm politik, që vërteton rolin primar të Evropës në stabilizimin e Ballkanit.
Ministria e jashtme italiane, theksoi se miratimi i rezolutës, edhe njëherë, tregon se perspektiva evropiane vazhdon të mbetet faktor shumë i rëndësishëm në kapërcimin e krizave rajonale në Evropë.
a.k/NOA