English

Kisha katolike në Belgjikë denoncon: Eshtë abuzuar me 475 fëmijë

Bruksel, 10 shtator, NOA – Rreth 475 fëmijë është shifra e abuzimeve që ka denoncuar një komision i Kishës Katolike në Belgjikë në një raport të saj të fundit.

Përmes tij, janë zbuluar qindra raste të dyshuara të abuzimit seksual të fëmijëve në këtë vend, duke përbërë skandalin e radhës të publikuar lidhur me këtë problematikë.

Këto në fakt janë ankesat që ky komision pretendon se i ka marrë vetëm gjatë muajve të parë të këtij viti.

Që të gjitha kanë ngritur akuza dhe dyshime ndaj klerit katolik, mësuesve fetarë apo persona të ndryshëm që kanë punuar me fëmijët brenda mjediseve të kishave katolike.

Duke pohuar se abuzimi për pjesën më të madhe prej tyre ka nisur që në moshën 12-vjeçare, të dëmtuarit ngrejnë akuza të rënda, të cilat mund ta pështjellojnë opinionin publik belg.

n.e/NOA

KOMENTE