Tiranë, 10 Shtator 2010 NOA – Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, u tregua indiferent sot ndaj deklarimeve të mazhorancës se ministri aktual i Brendshëm do të jetë kandidati i zgjedhjeve të ardhshme vendore për kreun e Bashkisë së Tiranës.
Z. Meta u pyet nga gazetarët në një bashkëbisedim që pati sot, lidhur me faktin se Presidenti i Republikës tashmë e ka dekretuar datën e zgjedhjeve lokale, ndërkohë që disa deputetë demokratë ditët e fundit kane konfirmuar si kandidat për kryeqytetin, z. Lulzim Basha.
Komenti i z.Meta ishte i thatë: “Reformat e përmendura edhe nga raporti i fundit i OSBE-së edhe nga rezoluta e fundit e PE-së mbeten reforma zgjedhore”.
e.r/NOA