English

Në Belgjikë, shiu shkakton radhë makinash 337 kilometra

Bruksel, 10 shtator, NOA - Në Belgjikë, më keq se në Kinë para disa ditësh, është shkaktuar një radhë makinash, prej 337 kilometrash e gjatë për shkak të shiut..

Mediat vendase raportojnë se trafiku i rënduar është shkaktuar pikërisht në autostradën belge, pranë qendrës së zbulimit të trafikut Perex, e cila regjstroi plot 8 mijë makina të vëna në radhë pas njëra-tjetrës, pa mundur dot që të shpëtojnë prej saj.

Për fat të mirë, koha e qëndrimit në trafik nuk ka qenë aq e gjatë siç ndodhi në Kinë, por shumë shpejt rruga u lirua dhe për pak orë, linja u reduktua në vetëm 118 kilometra trafik.

Ndërkaq, përveç shiut, bllokimi i autostradës u shkaktua edhe nga kthimi i belgëve prej pushimeve.

n.e/NOA

KOMENTE