English

Ngrohja globale, ja si mund ta shmanget rritja prej 2 gradësh

Stanford, 10 shtator, NOA - E vetmja mënyrë e aftë për të mbajtur rritjen globale të temperaturës me dy gradë më pak, për të shmangur efektet negative të ndryshimit të klimës, është ajo e ndalimit të menjëhershëm të ndërtimit të impianteve të reja dhe të ndotësve të pajisjeve të tilla si makinat, fabrikat dhe termocentralet.

Këtë e pretendojnë dy artikuj të botuar në revistën “Shkenca”, e cila, megjithatë, vë në dukje se ky objektiv duket se është i paarritshëm me teknologjitë e sotme.

Studimi i parë, i realizuar nga Steven Davis, i universitetit Stanford, ka llogaritur se çfarë do të ndodhë në qoftë se brenda natës përdorim vetëm ndotësit ekzistues.

Rezultati ishte se të gjitha makinat dhe industritë, prodhojnë 496 milion ton CO2 për 50 vjet, një shumë që do ta rriste temperaturën mesatare vetëm me 1.3 gradë Celcius.

E për ta bërë këtë pa ndikuar produktivitetin, sipas ekspertit, duhet të ketë në dispozicion burime të rinovueshme, që prodhojnë të paktën 30% të energjisë.

“Kjo shifër e fundit është ajo që i bën shkencëtarët pesimistë”, - thotë Martin Hofferth i universitetit të Nju Jorkut në një artikull shoqërues.

n.e/NOA

KOMENTE