Kaliforni, 10 shtator, NOA - Një zjarr i madh ka rënë sot pranë aeroportit të San-Françiskos duke shkaktuar 6 persona të vdekur dhe me dhjetëra të lënduar.
Ndërkaq, ekipet e zjarrfikëseve në Kaliforni po përpiqen të shuajnë zjarrin, i cili sipas mediave amerikane shpërtheu nga një e çarë në një tubacion gazi.
Për këtë arsye, kompania e gazit ka dërguar ekipe në vendngjarje dhe po përpiqet të mbyllë linjën nga e cila u shkaktua edhe zjarri fatal që mori jetën e 6 personave.
Autoritetet amerikane bëjnë me dije se deri tani mbi 53 shtëpi janë shkatërruar dhe mbi 120 të tjera kanë pësuar dëmtime të ndryshme.
Të dhënat e fundit tregojnë se të paktën 40 persona janë transportuar në spital, ndërsa bilanci mund të përkeqësohet pasi shumë banorë të zonës rezultojnë të zhdukur.
n.e/NOA