English

Paris Hilton e fsheh drogën në ... vaginë!

Hollivud, 10 shtator, NOA - Gjatë një udhëtimi në Evropë, trashëgimtarja e njohur e hoteleve, Paris Hilton, kokainën e ka vënë fillimisht në një paketë cigare dhe më pas e ka futur në vaginë, si e si t’i shpëtonte kontrollit të policisë në aeroport.

Ky fakt pohohet nga Ryan, një fotograf i njohur, i cili ka shkruar një libër ku tregohen të fshehta nga jeta e trashëgimtares miliardere.

Në mënyrë të veçantë, një episod i gjetur në këtë libër është edhe ai i një takimi mes Paris Hilton dhe Ryan Simkins në kohën që ai ka punuar fotograf i Francis dhe kur ky i fundit kishte një marrëdhënie me Paris Hilton.

Simkins tha se ai kishte takuar me Paris në një dhomë veshje, tërësisht e zhveshur. “Trashëgimtarja duhej të merrte prej meje një pako cigare të plotë me kokainë dhe ekstazi, të cilën ma kishte dhënë Francis. Ia dhashe dhe ajo më falënderoi. Ne biseduam për një minutë apo dy të vështirësive të marrjes së këtyre lloj drogave në Evropë”, tregon në librin e tij Simkins.

n.e/NOA

KOMENTE