English

Plagoset rëndë një agjent policie në ndjekje të 3 hajdutëve në Tiranë

Tiranë, 10 Shtator 2010 NOA - Dëmtohet rëndë një punonjës policie gjatë arrestimit të tre personave të hetuar për vjedhje, lufton me vdekjen ne spital per shkak te plageve te renda qe mori pas reneis nga lartesia e nje magazine. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ndjekje e sipër të tre hajdutëve ende të mitur që bënë çmos t’u shpëtojnë prangave që po u afroheshin.

Duke konfirmuar lajmin, burime zyrtare të policisë Tiranë, i thanë agjencisë NOA se gjithçka ka ndodhur sot pak para se nga Komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë, të bëhej arrestimi në flagrancë i tre personave dhe konkretisht: Zhulio N., 17 vjeç, banues në rrugën 5-Maji Tiranë; Zef T., 16 vjeç, banues në rrugën “Jordan Misja” Tiranë, me precedent të mëparshëm për veprën penale të vjedhjes si dhe Ardit Q., 16 vjeç, edhe banues në rrugën “Jordan Misja” Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë për arsye se, rreth orës 02.00 të mëngjesit, në rrugën “Jordan Misja” Tiranë, janë kapur në flagrancë duke vjedhur profile duralumini, në magazinën e firmës “ED-AL”.

Por gjatë ndjekjes së autorëve në vendin e kryerjes së veprës penale, është dëmtuar duke rënë nga një lartësi e magazinës së firmës “ED-AL”, oficeri i Patrullës së Përgjithshme, të Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, Inspektor Roland Fadil Luzi, 32 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Ushtarak Tiranë.

Policia tha se ndaj tre të miturve u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale “Vjedhje të pasurisë” në bashkëpunim, kurse materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.

e.r/NOA

KOMENTE