Tiranë, 10 shtator, NOA – Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama do të prezantojë sot para mediave strategjinë e re të opozitës në lidhje me krizën politike për transparencën e kutive të votimi.
Në bashkëbisedimin e përjavëshëm me gazetarët që pritet të mbahet në orën 13:00, kreu i PS-së do të fokusohet të kriza ekonomike dhe denoncimi i rasteve të korrupsionit.
Ndërkohë që burime nga selia rozë thanë për Agjencinë NOA se Rama do të flas dhe për strategjinë e opozitës në lidhje me qëndrimin ndaj parlamentit.
Kryetari i PS-së pritet të komentojë dhe propozimet e mazhororancës dhe gjetjen e një zgjidhje për krizën politike.a.k/NOA