English

Rusia mbështet rezolutën e Serbisë: E pranoi Beogradi

Beograd, 10 shtator, NOA – Rusia ka dalë në mbështetje të rezolutës për Kosovën, e cila u miratua dje në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Duke deklaruar se derisa ky dokument u miratua dje, u pranua nga vetë Beogradi zyryar, atëherë edhe Moska zyrtare e respekton atë.

“Rusia e mbështeti rezolutën për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për shkak se dokumenti ishte i pranueshëm nga Beogradi”, thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme në Moskë, lidhur me një fakt të tillë.

Duke shtuar saktësisht se duke mbështetur rezolutën, Federata e Rusisë u nis nga ajo se përmbajtja e dokumentit që e propozuan Serbia dhe BE-ja, ishte e pranueshme për Beogradin. "Angazhohemi për ripërtrirjen e dialogut të palëve të interesuara, me qëllim të zgjidhjes së çështjes së Kosovës", përfundon më tej deklarata, duke nënvizuar se baza ligjore për zgjidhje të qëndrueshme mbetet rezoluta 1244.

n.e/NOA

KOMENTE