Romë, 10 Shtator, NOA - Ka lloje të ndryshme të saunash, më e njohur dhe e përhapur është ajo finlandeze, e cila përfshin një qëndrim në hapësira të mbyllura bërë me dru plepi zakonisht ose pishe, dhe ku temperatura është midis 60 dhe 100 ° C. Ajri në kabinë është i thatë dhe lagështia është rreth 10-20%. Një nga përfitimet kryesore të saunas është se ajo favorizon djersitjen dhe në këtë mënyrë pastron lëkurën plotësisht, duke larguar toksinat. Rritja në temperaturën e trupit, gjithashtu ka efekte në muskujt, të cilët kanë tendencë të lëshohen dhe të relaksohen.
Së fundi, jo më pak efekte pozitive dhe në sistemin e frymëmarrjes. Por nuk mungojnë dhe rreziqet që lidhen me saunat: temperaturat e larta i shkaktojnë trupi sforcim, kështu zemra reagon duke duke dyfishuar rrahjet. Prandaj nuk rekomandohet për njerëz të moshuar, të cilët nuk gëzojnë shëndet të përsosur, ose ata që vuajnë prej tensionit të ulët.
a.e./NOA