SHBA, 10 shtator, NOA - Një gjyqtar federal i Shteteve të Bashkuara, ka marrë vendim se ndalimi brenda radhëve të ushtrisë amerikane i njerëzve që tregojnë se janë homoseksualë është jokushtetuese.
Gjyqtarja Virgjinia Filips në Kaliforni, tha mbrëmë se ajo do të paraqesë urdhrin ku thuhet se ushtria e Shteteve të Bashkuara nuk do të mundet të zbatoj këtë politikë.
Ajo ka theksuar se kjo politikë nuk e ndihmon gatishmërinë e ushtrisë amerikane, por ka efekt dëmtues në shërbimet e armatosura.
Presidenti Barak Obama, ka premtuar se do ta rishqyrtoj këtë politikë, por ka thënë se këtë do ta bëjë në koordinim me liderët ushtarakë dhe me Kongresin.
Politika kundërthënëse nuk lejon që ushtria të pyet për orientimin seksual të pjesëtarëve, por kërkon që ushtarët, të cilët zbulohen se janë homoseksualë, të largohen nga ushtria.
a.k/NOA/RFE