English

SHBA: Shqipëria meriton njohje për arritjet e saj

Vjenë, 10 Shtator 2010 NOA – |Shumë zhvillime pozitive kanë ndodhur që prej Raportit tuaj të fundit, kryesisht në përpjekjet për të mbrojtur individët nga diskriminimi, në luftën kundër trafiqeve njerëzore, në reduktimin e korrupsionit dhe në krimin e organizuar, dhe në përmirësimin e qeverisjes ambientaliste. Shqipëria meriton njohje për këto arritje”.

Këtë deklaratë ka bërë Shefi i Misionit të SHBA në OSBE, Ambasadorit Ian Kelly, në Këshillin e Përhershëm të Organizatës në Vjenë.

Deklarata erdhi në përgjigje të Raportit të dorëzuar prej Ambasadorit Bosch në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë.

Ambasadori i Misionit të SHBA në OSBE, Ian Kelly shprehu vlerësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për arritjet e Qeverisë shqiptare dhe për progresin e bërë në implementimin e reformave të rëndësishme që prej raportit të fundit të OSBE-së, duke nënvizuar njëkohësisht që një prej sfidave kryesore në të ardhmen mbetet reforma zgjedhore para zgjedhjeve lokale.

Duke iu referuar qëndrimit të OSVE shprehur në raport, z. Kelly tha: “Ju i kushtoni vëmendje si progresit të bërë nga Shqipëria në zbatimin e reformave të rëndësishme, ashtu edhe sfidave që mbeten në disa çështje kyçe. Një prej tyre, është reforma zgjedhore, veçanërisht duke pasur parasysh afrimin e zgjedhjeve të ardhshme vendore. Ne vazhdojmë të besojmë se rekomandimet e Raportit të OSBE-ODIHR përmbajnë udhëzime të dobishme për përmirësimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri”.

Kurse në vijim, z.Kelly shprehu qëndrimin zyrtar amerikan kur tha: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë maksimalisht punën e Prezencës së OSBE-së në këtë, dhe në çështje të tjera, sidomos në përpjekjet për të fuqizuar pavarësinë dhe transparencën e institucioneve juridike, për të ndërtuar kapacitetet e Asamblesë, në promovimin e barazisë gjinore dhe në forcimin e përpjekjeve kundër korrupsionit. Gjithashtu vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Prezencës ndaj policisë dhe në procesin e çarmatimit. Prezenca ka ende shumë për të bërë në ndihmë të ndërtimit dhe konsolidimit të progresit në këto fusha si dhe për të promovuar më tej përmirësimet në fusha të tjera siç janë mbrojtja e të drejtave të minoriteteve, forcimi i transparencës në pronësinë dhe financimin e mediave”.

Në përfundim, z. Kelly dha një konsideratë dhe për Ambasadorin Bosch dhe ekipin e tij, kur u shpreh: “Ju keni bërë një punë të rëndësishme dhe efikase dhe i vlerësojmë përpjekjet tuaj gjatë këtyre viteve për të prioritarizuar aktivitetet dhe në kanalizimin e operacioneve duke shfrytëzuar në maksimum burimet tuaja të kufizuara. Reduktimi i numrit të projekteve tuaja është tregues i qëllimit për vazhdimin e këtij procesi dhe ne ju përgëzojmë për fokusin tuaj të vazhdueshëm në aktivitetet që orientohen prej rezultateve”.

Gjithashtu z.Kelly përgëzoi të sipërpërmendurit dhe për “vëmendjen tuaj të veçantë në koordinimin e punës së Prezencës me Qeverinë shqiptare dhe me aktorët e tjerë kolalë dhe ndërkombëtarë, në veçanti me BE-në. Ne konstatojmë marrëdhëniet pozitive mes Prezencës dhe Qeverisë”.

e.r/NOA

English Version – Deklarata e plotë e z. Kelly në anglisht

United States Mission to the OSCE

Response to Ambassador Bosch, Head of the OSCE Presence in Albania by Ambassador Ian Kelly at the Permanent Council

Thank you, Mr. Chairman.

Ambassador Bosch, we warmly welcome you to the Permanent Council and thank you for your thorough report.

Several positive developments have occurred since your last report, notably in efforts to protect individuals from discrimination, fight human trafficking, reduce corruption and organized crime, and improve environmental governance. Albania deserves recognition for these accomplishments.

You give due attention to both the progress Albania has made in implementing important reforms and to the challenges remaining in certain key areas. One of these is electoral reform, particularly in light of the upcoming local elections. We continue to believe that the recommendations contained in the most recent OSCE/ODIHR report provide useful guidelines for further improving Albania’s electoral system.

The United States highly values the Presence’s work in this and other areas, particularly in efforts to bolster the independence and transparency of judicial institutions, build the capacity of the Assembly, promote gender equality, and strengthen efforts to combat corruption. We also value the Presence’s continued support to the police and to the demilitarization process. There is much the Presence can still do to help build on and consolidate progress in these areas and to promote further improvements in others, such as protecting the rights of minorities and strengthening transparency in media ownership and financing.

You and your team have done effective and important work, Ambassador Bosch, and we appreciate your efforts over the past years to prioritize activities and streamline operations to make the most of limited resources. Your reduction in the number of projects shows your intent to continue this process, and we commend your ongoing focus on outcome-oriented activities.

We also commend your close attention to coordinating the Presence’s work with the Government of Albania and with other local and international actors, particularly the EU. We note the positive relationship between the Presence and the government.

We sincerely thank you for your work as head of presence, Ambassador Bosch, and wish you all the best in your future endeavors. The United States looks forward to continued close cooperation with your team.

Thank you, Mr. Chairman

KOMENTE