English

Topi-Mekiluam: Kapërcimi i krizës politike, rruga e duhur drejt BE

Tiranë, 10 shtator, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në Presidencë ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Fiona Mekiluam, me të cilën zhvilloi një takim pune.

Kreu i shtetit dhe përfaqësuesja diplomatike e Mbretërisë së Bashkuar, “një vendi tradicionalisht mik dhe aleat”, diskutuan rreth zhvillimeve më të fundit dhe situatës politike në vend, fuqizimit të mëtejshëm të institucioneve të pavarura kushtetuese, forcimit të gjyqësorit dhe të shtetit të së drejtës si dhe përmbushjes së aspiratave integruese evropiane të popullit shqiptar.

Ambasadorja Mekiluam, nga ana e saj, pasi e siguroi kreun e shtetit se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në të gjitha përpjekjet dhe sfidat e saj integruese, theksoi se “kapërcimi i krizës politike, dialogu dhe konsensusi politik do të jenë mjetet më të mira për të përmbushur standardet integruese në rrugëtimin e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane”.

n.e/NOA

KOMENTE