Dibër, 10 shtator, NOA – Ndërsa kishin dalë për gjueti, dy bashkëmoshatarë janë përfshirë në një krim të paparashikuar, ku njëri prej tyre ka mbetur i vdekur në vend nga goditja me çifte e tjetrit.
Ngjarja fatale e raportuar paraprakisht nga burimet policore për agjencinë e Lajmeve NOA, mësohet se ka ndodhur në fshatin Skllovë të Dibrës, pak minuta më parë.
Viktimë e saj ka mbetur 18-vjeçari Dorian Lita, i goditur për vdekje nga bashkëmoshatari i tij, Aldi Halili.Ndërkaq, grupi hetimor ka mbërritur tashmë në vendngjarje dhe është duke shqyrtuar të gjitha rrethanat, ndërsa ka arrestuar autorin e ngjarjes së rëndë.
Pritet që më tej, pas këqyrjes së rrethanave dhe analizimit të tyre, të mund të nxirret një përfundim i saktë rreth asaj që ka ndodhur vërtet mes dy të rinjve sot në gjueti ...(vijon).
n.e/NOA