Washington, 11 shtator, NOA – “Sulmi mbi Kullat Binjake, nuk u shkaktua nga feja, por nga Al Kaida. Ne nuk do të jemi kurrë në luftë me Islamin”.
Kështu ka deklaruar sot në përvjetorin e nëntë të shpërthimit të dy kullave më të larta të Amerikës, Kullave binjake në Nju Jork, kur terroristët e Al Kaidës hodhën dy avionë civilë kundër kullave binjake dhe dy të tjerë kundër pentagonit dhe në pensilvani, duke shkaktuar plot 3000 viktima, një tragjedi që Amerika nuk e kishte parë kaq afër me sytë e saj.
Presidenti Barack Obama u ka bërë thirrje amerikanëve të mos lëshohen në hidhërim nga humbja e të afërmëve të tyre, por të të nderojnë kujtimin e të gjithë atyre që sakrifikuan.
Sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë, kjo është më e mira që amerikanët mund të bëjnë për të qenë në lartësinë e vlerave që ky komb ka trashëguar brez pas brezi. Presidenti Barack Obama dhe ministri i Mbrojtjes, Robert Gates mbajtën përballë amerikanëve në një ceremoni në Pentagon, një minutë heshtje në kujtim të 3000 viktimave të 11 shtatorit.
Presidenti amerikan tha ndër të tjera se në kujtim dhe nderim të viktimave të 11 shtatorit, nuk do t’u lejojmë terroristëve të nëpërkëmbin vlerat tona.
mit/NOA