English

Boksieri i famshëm Majk Tajson, baba për të tretën herë pasi i vdiq vajza

Londër, 12 shtator, NOA - Një vit e gjysmë pas vdekjes së vajzës së tij 4-vjeçare, boksieri Mike Tyson (Majk Tajson) do të bëhet baba për të tretën herë.

Lakiha Spicer, bashkëshortja e tretë e 44-vjeçarit ish-kampion bote në peshat e rënda, është shtatzënë prej 5 muajsh dhe do të sjellë në jetë një djalë.

Tyson dhe bashkëshortja e tij 32-vjeçare kanë vetëm pak kohë që janë martuar që pas incidentit tragjik që përfshiu vogëlushen Exodus, e cila u nda nga jeta në maj të vitit 2009.

Për t’u përmendur është se çifti ka dhe një vajzë tjetër 2-vjeçare me emrin Milan.

Në muajin maj, Tyson pranoi se ishte ende i zhytur në borxhe, por theksoi gjithashtu se ka një familje të cilën e dashuron dhe kërkon të japë më të mirën në drejtim të tyre.

r.b/NOA

KOMENTE