English

E kap apandesiti, Sharon Stone në spital

Hollivud, 11 shtator, NOA – Për 50-vjeçaren Sharon Stone, duket se mosha po nis të japë efektet e saj, edhe pse ajo dëshiron që të qëndrojë një bukuroshe e fortë dhe e freskët si në filmat e saj të parë.

Mësohet se aktorja e njohur, kohët e fundit është detyruar të shtrohet në spital, për shkak të apandesitit.

Aktorja tani është në gjendje më të mirë shëndetësore, por mjekët i kanë këshilluar që të mos kryejë udhëtime te gjata dhe se duhet që për një farë periudhe, të qëndrojë duke u çlodhur.

Shëndeti i Stone është tronditur fuqishëm, sidomos në 29 shtator të vitit 2001, kur u shtrua në spital për shkak të një hemoragjie në tru.

n.e/NOA

KOMENTE