English

FMN: Rimëkëmbja ekonomike botërore, do dobësohet sërish

Uashington, 11 shtator, NOA – Eshtë e vërtetë se po vihet re një rritje ekonomike në disa vende, por kjo ide nuk ka për të qenë fort e qëndrueshme.

Një fakt të tillë e ka deklaruar vetë Fondi Monetar Ndërkombëtar, duke pohuar se rimëkëmbja ekonomike botërore, do të dobësohet.

Duke raportuar përmes një letre të posaçme drejt vendeve të G-20, pra atyre 20 më të zhvilluarave ekonomike në të gjithë botën, drejtuesit e FMN-së bëjnë me dije se rimëkëmbja ekonomike botërore do të dobësohet deri në fund të këtij viti dhe gjysmës së parë të vitit 2011.

''Sipas vlerësimeve tona, rimëkëmbja ekonomike do të vazhdojë, por me një dobësi të caktuar në gjysmën e dytë të 2010 e cila duhet të vazhdojë edhe në gjysmën e parë të 2011”, tregon deklarata e FMN-së, hartuar në mbledhjen e delegatëve të G-20, e mbajtur në Kore.

n.e/NOA

KOMENTE