Kakavijë, 11 shtator, NOA – Policia kufitare e kakavijës gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër me shtetin grek kanë bllokuar 6 shtetas, të cilët po tentonin të kalonin kufirin për në shtetin grek në mënyrë të paligjshme.
Nga verifikimet e bëra në sistemin TIMS dhe nga hetimet e specialistëve kundër krimit rezultoi se njëri nga shtetasit e bllokuar ishte person i shpallur në kërkim.
Bëhet fjalë për 31 vjeçarin nga Vlora dhe banues në Tiranë, Ardian Gashi.
Sipas burimeve të policisë së Kakavijës, Ardian Gashi ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Durrësit në 22 shkurt të këtij viti kishte vendosur ndaj tij kovertimin e gjobës në masë dënimi nga gjobë në 60 ditë burg.
Pas arrestimit të tij, me dërgmin e 31 vjeçarit në qeli po merret drejtoria e Policisë së Durrësit.
mit/NOA