English

Kakavijë, prangoset trafikanti, 3000 euro për dy klandestinë

Kakavijë, 11 shtator, NOA – Një person i cili trafikonte klandestinë për në Greqi kundrejt 3000 Eurove është prangosur në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Drejtoria rajonale e për Kufirin dhe Migracionin në Gjirokastër konfirmon se 33 vjeçari Selaudin Maçi u kap në flagrancë mbrëmë rreth orës 22.00 gjatë patrullimit në kufirin jeshil me shtetin grek në afërsi të vijës kufitare, përballë pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, në vendin e quajtur Mulliri.

Ky shtetas kishte marrë përsipër të ndihmonte një 35 vjeçare nga Berati që të kalonte kufirin së bashku më fëmijën e saj 11 vjeçar, kundrejt 1500 euro për person, dhe do t’u tregonte rrugën deri në shtetin grek.

Policia kufitare bëri të mundur kështu bllokimin e 3 shtetasve, të cilët po tentonin të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme për në shtetin grek.

Udhërrëfyesi, Selaudin Maçi pas dokumentacionit të përpiluar u arrestua në flagrancë për veprën penale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

mit/NOA

KOMENTE