English

LSI: Opozita të ndërgjegjësohet për misionin e saj politik

Tiranë, 11 shtator, NOA – Lëvizja Socialiste për Integrim, ka ripërsëritur sot domosdomoshmërinë për reformën zgjedhore dhe ka kërkuar që forcat politike në vend të angazhohen serozisht dhe të reflektojnë në frymën e rekomandimeve të Rezolutës së Parlamentit Evropian dhe sugjerimeve të raportit më të fundit të OSBE –ODIR.

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho në një konferencë për shtyp tha se “Reforma zgjedhore është kusht i rëndësishëm për të mbërritur në zgjedhje të standardeve evropiane, andaj ajo nuk është e shkëputur nga tërësia e reformave integruese dhe evropianizuese, në të cilat është përfshirë vendi, reforma që kërkojnë pikë së pari përgjegjshmëri prej të gjithë faktorëve politikë dhe një sjellje në përputhje me interesat evropiane”.

Andaj sipas Xhixhos këto reforma nuk janë vetëm përgjegjësi e maxhorances, por po aq edhe e opozitës.

Në emër të LSI-së, nënkryetarja Xhixho e ftoi opozitën që të kuptojë se misioni i saj nuk është vetëm bllokimi i reformave, por edhe integrimi në to.

Sipas Xhixhos mision i opozitës, nuk është vetëm nxirja e realitetit, por oferta politike alternative dhe përgjegjshmëria dhe serioziteti në përputhje me interesat e qytetarëve shqiptarë, që sipas nënkryetares së LSI-së, janë të njëjta me interesat e qytetarëve evropianë.

mit/NOA
KOMENTE