English

Një biznesmen vendos të djegë Biblën nëse pastori djeg Kur’an-in

Johanesburg, 11 shtator 2010 NOA – Deri në fund të ditës së sotme ka vendosur që të mbajë qëndrim për atë çka botërisht ishte premtuar nga pastori i paskrupullt në SHBA, që të digjte 200 libra Kur’an-i. Duke mos u pajtuar me këtë plan, ka deklaruar se do të digjte pikërisht sot më 11 shtator, kopje të Biblës.

Vendimi është deklaruar të jetë marrë nga një biznesmen në Afrikën e Jugut. Për më tepër, një gjykatë në Johanesburg e ka ndaluar biznesmenin vendas që të ndërmarrë një veprim të tillë.

Biznesmeni vetë ka pohuar se ai planifikonte të digjte kopje të Biblës më 11 Shtator, në shenjë kundërshtimi me planet e pastorit amerikan në Florida, që do të digjte qindra kopje të Kuranit.

Biznesmeni, pas vendimit të Gjykatës ka lexuar vargje nga Kur’ani ku flitet për rëndësinë e Biblës dhe Toras hebreje. Ai shtoi se është i lumtur që gjykata nuk e lejoi të bënte një gabim të tillë.

Në fakt ajo që nuk është fort e qartë për shumë njerëz është se librat e shenjtë është e ndaluar të digjen. Feja islame për shembull njeh si Kur’an-in dhe Biblën dhe rreptësisht ndalon përçudnimin apo dhe mosnjohjen e tyre.

Gjithsesi, sikundër pohojnë specialistët e fushës, i vetmi libër i shenjtë i pandryshuar mbetet Kur’an-i, ndërsa edhe hierarkia kristiane e pranon se Bibla është ndryshuar rregullisht në vite.

e.r/NOA

KOMENTE