English

Parashikimi i motit nga NOA-MeteoAlb, dita e pare e fundjavajaves ka nisur me shira

Tiranë, 11 shtator, NOA – Në kushtet e vranësirave dhe shirave jemi edhe sot ne kete ditë të pare te fundjaves, e shtunë 11 shtator 2010, në pjesën më të madhe të territorit, por shirat do të jenë me intensitete më të ulëta. Në mesditë do të kemi shkëputje me kthjellime, ku më të dukshme do të jenë ato në zonat bregdetare.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Edhe pjesa e dyte e dites do te vijoje me kushte te paqendrueshme pasi vranesirat dhe shirat e dobet do te mbeten prezent ne pjesen me te madhe te vendit. Ne mbremje dhe gjate nates shirat do te lokalizohen vetem ne zonat malore Lindore te vendit.

Temperaturat e ajrit do te qendrojne konstante si ne mengjes dhe ne mesdite.

Era do të fryjë e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 28 km/h dhe drejtim juglindor Ndersa deti te kete dallgezim 3 balle.

Europa

Rajoni i Mesdheut dhe gadishulli i Ballkanit do te dominohen nga vranesira dhe shira te rrembyeshem. Problematike ne keto zona do te jene edhe stuhite e forta te eres dhe shkarkesat me rrufe. Po ashtu, me vranesira dhe shira do te jene ishujt britanike, Europa verlindore si dhe gadishulli i Skandinavise sidomos ne pjesen e pare te dites.

Ndersa Europa Jugperendimore si dhe qendra e kontinentit europian do te dominohen nga moti i kthjellet dhe vranesira te herepashershme.

Ngjarje ekstreme në Europë

Italia alarmon shira te konsiderueshem dhe stuhi me rrufe;

Ballkani verior do te mbetet me ere te forte dhe shira te dendur.

Greqia rrezikohen nga era e forte dhe shkarkesa me rrufe.

n.e/NOA

KOMENTE