English

Pink Floyd e Armstrong: ja të gjitha këngët që i bëjnë mirë shëndetit

Skoci, 11 Shtator, NOA- Hulumtuesit në Caledonian University i Glasgout (Skoci), në sajë të një projekti muzikoterapi i cili ka zgjatur tre vjet dhe është financuar nga Engineering and Physical Sciences Research Council kanë seleksionuar këngët muzikore më të përshtatshme për pacientët me çrregullime humori dhe depresioni. Shkencëtarët kanë krijuar një tabelë për të matur llojin dhe intensitetin e emocionit të personit dhe ritmin e muzikës, për të kuptuar se cilat këngë sjellin alegri dhe cilat vënë poshtë moralin e tyre.

"Ndikimi i një kënge mbi një person - thotë koordinatori i projektit Don Knox - shkon përtej asaj që mendoni, në një kohë të shpejtë mund të ngrejë humorin, ose ta ulë poshtë".

Sipas shkencëtarëve lista e këngëve të cilat janë të mira për shëndetin është: Sexual Healing, Marvin Gaye Comfortably Numb, Pink Floyd Last Night a DJ Saved My Life, Indeep Cold Turkey, John Lennon Healing Hands, Elton John Wonderful Life, Black More Than A Feeling, Boston Alright, Supergrass What a Wonderful World, Louis Armstrong I Will Survive, Gloria Gaynor Ja dhe lista e këngëve që është mirë të evitohet:

Cigarettes and Alcohol, Oasis The Drugs Don't Work, The Verve Cardiac Arrest, Madness Heaven Knows I'm Miserable Now, The Smiths Why Does It Always Rain On Me?, Travis Insane in the Brain, Cypress Hill Manic Monday, The Bangles Leave Me Alone, New Order Everybody Hurts, REM Another One Bites the Dust, Queen

a.e./NOA

KOMENTE